Gjirokastra ka qenë stacioni i rradhës i Kadastrës Shqiptare, në procesin e regjistrimit për herë të parë të pronave, ku Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan lame, ishte në Gjirokastër për të lëshuar vertifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori, Lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe Zonën e Burimeve të Viroit.
Girokastra bën pjesë në ato qytete, në të cilat nuk kishte përfunduar asnjëherë regjistrimi fillestar i pronave që prej viteve të Pavarësisë.
Për më tepër, ky proces nuk ishte kryer fare as në lagjet e reja të qytetit të ndërtuara gjatë dhjetëvjecarëne të periudhës Socialiste.
Një projekt për këtë qëllim, i nisur me Bankën Botërore shumë vite më parë, ishte lënë në mes për t’u vijuar vetëm vitet e fundit.
Qytete si Gjirokastra, vështirësive të zakonshme të procesit të regjistrimit, i shtojnë edhe vështirësi të tjera që janë unike.
Kjo ndodh sepse kemi të bëjmë me qytete mesjetare, ku ndërtimet janë të ngartërruara e të pleksura me njëri-tjetrit, si edhe faktin tjetër që në qytete të tilla çështjet e trashëgimisë e të ndarjes së pasurive, midis anëtarëve të së njëtës familje janë një problem më vete.
Lame tha se: “Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domodoshëm për shpëtimin e tyre”, shprehet ai.
Kjo, sepse pa kryer këtë proces është gati e pamundur që ato të kenë mundësi të përfitojnë nga programet e rimëkëmbjes, të restaurimit, të kredimarjes, të rijetëzimit e kështu me rradhë.
Të njëtat problematika komplekse, janë ndeshur vitet e fundit në regjistrimin fillestar në Lagjen Kala në Elbasan, në Himarë, në Berat, etj.
Zona e fundit kadastrale që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, Zona 8541, përmban 10.100 pasuri private dhe publike, të cilat e cojnë në mbui 20 mijë numrin e pasurive të regjistruara të tre zonave të qytetit.
Diskutime rreth kësaj post