Aventura e mësueses zëvendësuese në Mykonos, e cila nuk përballonte dot qiranë e shtëpisë, pa llogaritur ujin dhe energjinë, ka pasur fund të lumtur.
Mësuesja, e lumtur që kishte gjetur një zgjidhje për problemin e saj, kontaktoi me mediat greke dhe raportoi se një burrë nga Mykonos e dëgjoi ankthin e saj dhe i ofroi t’i jepte me qira një banesë të mirë për çmimin 450 euro , duke siguruar internet falas dhe duke mbuluar faturën e energjisë.
” Për fat të mirë në ishull ka njerëz që kuptojnë dhe janë të gatshëm të ndihmojnë “, shtoi mësuesi zëvendësues.
Ajo nuk është e vetmja mësuese që u përball me të njëjtin problem në destinacionet e njohura turistike në Greqi, veçanërisht në Mykonos ku shumica e pronarëve të pronave i mbajnë të mbyllura gjatë dimrit në pritje të hapjes së sezonit turistik, duke pritur më shumë fitime.
“Po ju jap një shembull, më kanë kërkuar 600 euro qira për një dhomë 20 m2, pa llogaritur energjinë dhe ujin. Me një rrogë rreth 900 euro, çfarë të paguaj më parë?”shprehe mësuesja.
Ajo shton: “Nëse llogaritni shpenzimet e mia të jetesës, transportin tim për të parë familjen time në Krishtlindje, e kuptoni sa e vështirë është për një mësues që nuk ka asnjë mbështetje tjetër financiare të përballojë detyrat e tij”.
Paradoksi është se çmimet në ishullin më të famshëm në Greqi, por edhe në të gjithë botën, janë pothuajse të njëjtat me ato në Tiranë. Çmimet në zonat e preferuara të kryeqytetit tonë, fillojnë nga 450 euro, ndërsa ka edhe çmime të kripura si 1 mijë apo 1500 euro. Vitet e fundit qiratë e shtëpive në Tiranë kanë pësuar një rritje tepër të madhe.
Diskutime rreth kësaj post