Aktori dhe ylli ndërkombëtar, Dwayne “The Rock” Johnson është përfolur prej kohësh si një kandidat i mundshëm për president të Amerikës.
Ai ka sqaruar se pavarësisht thashethemeve, kandidimi për këtë post nuk është në planet e tij.
“Unë e dua vendin tonë, por më pëlqen gjithashtu të jem baba. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, të jem babai numri një, veçanërisht gjatë kësaj kohe, në këtë periudhë kritike në jetën e vajzave të mia”, tha legjenda e WWE në intervistë.
Një sondazh i vitit 2021 zbuloi se 58% e amerikanëve do të kishin dashur ta shihnin The Rock si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, por duket se aktori preferon të jetë babai për perfekt për tre fëmijët e tij, Jasmine Lia gjashtë vjeç, Tiana Gia, katër vjeç dhe Simone Alexandra, 21 vjeçe nga një martesë e mëparshme.
Diskutime rreth kësaj post