Ilir Meta, kreu i Partisë së lirisë, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka deklaruar se lirimi nga qelia i ish deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, ishte mesazh i qartë.
Meta deklaroi se lirimi i tij është mesazh i kryeministrit Edi Rama se kushdo që vjedh nën “bekimin” e tij, është i mbrojtur.
“Rama nuk i bën këto llogari se ndryshe nuk do të vidhte siç vjedh, e nuk do të lironte një nga zbatuesit kryesor të urdhrave të tij
Të gjithë presin ministrat e Ramën para drejtësisë ai jep mesazh vidhni sa të doni se kush vjedh për hesapin tim është i mbrojtur.
Mesazh i qarë që prokuroria ka qenë në presion dhe veprimet e bëra nga denoncimet ton, LSI, unë si President, është e qartë që prokuroria nuk ka bërë as 1 përqind të punës sepse kemi të bëjmë me organizatë kriminale me në krye Ramën e Agaçin jo përgjegjësi individuale. 13 vendime në një ditë , nuk mundet në një ditë të marrësh 13-14 vendime ku çdo vendim duhet të kalojë në ministri dhe ministrat nuk janë dakord. Gjithçka është bërë e imponuar nga Rama”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post