Të paktën tre persona humbën jetën në shpërthimin në urën Kerç, ku sipas Komitetit Hetues të Rusisë, në një deklaratë në kanalin e tij Telegram, Komiteti tha: “Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e incidentit. Dyshohet se këta janë pasagjerët e një makine që ndodhej pranë kamionit të hedhur në erë. Aktualisht, trupat e dy viktimave janë marrë tashmë nga uji, një burri dhe një gruaje, identitetet e tyre janë duke u përcaktuar”.
Komiteti gjithashtu, zgjeroi deklaratën e tij të mëparshme se një kamion në urë ishte hedhur në erë, raporton CNN.
“Hetuesit e Komitetit Hetimor Rus përcaktuan edhe të dhënat e kamionit dhe pronarit të tij. Ky është banor i Krasnodarit, në vendbanimin e tij janë nisur veprimet hetimore. Rruga e lëvizjes së mjetit dhe dokumentacioni përkatës janë duke u studiuar”, përfundon deklarata.
Diskutime rreth kësaj post