Batuta gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Libohovë, teksa fliste ish-kryetari i parë i Bashkisë së Libohovës, ky fundit uroi Berishën për martesën e djalit të tij, Shkëlzenit me blogeren Armina Mevlani, ndërsa mes humorit ‘kritikoi’ ish-kryeministrin, duke e kujtuar se nuk ka sjellë llokume, traditë e hershme e shqiptarëve për festa të tilla.
“Dua t’ju uroj për një gëzim personal tuajin. Keni martuar djalin, po një kuti me llokume nuk e prure”, tha ish-kryebashkiaku i Libohovës, duke shkaktuar të qeshura të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post