Duke vendosur theksin tek largimi i shqiptarëve nga vendi, në një takim me banorët në Libohovë, ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë thirrje të rinjve të angazhohen në një fushatë elektorale dhe gjithashtu për protesta të fuqishme kundër qeverisë.
Sali Berisha: “Ne e shohim si po tretemi, po na ikin të rinjtë po ikën e ardhmja, ndaj do e nis nga të rinjtë, në këtë betejë, ju bën thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, qoftë dhe për protestat më të fuqishme.
Ne kemi detyrim të madh ndaj njëri tjetrit, ndaj vendit, të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe, por energjia e të rinjve, angazhimi e mobilizimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje.
Ndaj ftoj forumin rinor, të rinjtë e Shqipërisë të bëjmë gjithcka së bashku për të bërë Shqipërinë kopshtin e ëndrrave të tyre të ardhshme. Ata do e bëjnë sic duan, por duam të shpëtojmë nga ky regjim.
U bëj thirrje grave, vajzave, e dëgjoj me interes zërin e tyre që po denoncojnë qendrimet antishqiptare të kësaj qeverie, të vijojnë se zëri i tyre është zëri më bindës në shoqëri“, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post