Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zbuluar detaje nga takimi me krerët e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi dhe Sorina Koti.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehet që reforma në drejtësi luan rol kyç, në tërheqjen e investitorëve amerikanë në Shqipëri.
Më tej, ajo thekson se biznesmenët e huaj dhe kryesisht ata amerikanë kanë nevojë të jenë të bindur që do marrin drejtësinë e merituar nga gjykatat në Shqipëri, në çdo rast.
“Falë kreut të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi dhe deputetës Sorina Koti pata mundësinë të dëgjoj për prioritetin e komisionit dhe diskutimet sesi të rrisim investimet në Shqipëri. E qartë, rregulla racionale (përfshirë në pronë), procedura transparente, gjyqe të pastra janë nevojë për të tërhequr më shumë përfitime në njerëz. Investitorët kanë nevojë të dinë që në çdo rast, gjyqet në Shqipëri do të bëjnë një gjykim bazuar në ligje, jo në bazë të frikës apo favoreve.
Kjo është lidhja mes reformës në drejtësi dhe biznes. Reforma në drejtësi nuk është vetëm për drejtësinë, është dhe për prosperitetin e shumë shqiptarëve. Është për çdokënd, jo vetëm për të pasurit dhe të fuqishmit, të kenë një mundësi t të drejtë për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post