Deputetja Grida Duma, ka rrëfyer se ka shkëputur çdo komunikim me ish kreun e PD, Lulzim Bashën. Kjo, pasi ajo ishte një ndër zërat kryesorë që kërkoi prej Bashës marrjen e përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.
“E natyrshme se kam qenë ndër personat që kam qenë më e zëshme në marrjen e përgjegjësisë së tij (Bashës). Është e natyrshme.
Nga pikëpamja njerëzore nuk doja të vendoseshim në asnjë pozitë me njerëzit që kemi bashkëpunuar. Nga pikëpamja politike jemi të detyruar të kuptojmë të vërtetat”, tha Duma.
Sa i përket ambicieve të saja, Duma është shprehur për momentin nuk ka ambicie në PD.
“Rrugën ta mëson përpjekja, nuk ka rrugëtim politik me hartë të përcaktuar. Nuk është ky momenti për të bërë diskutime për ambicien time. Unë jam në disa detyra në PD dhe përfaqësoj opozitën sa mundem dhe besoj që e bëj mirë këtë”, tha ajo në një intervistë për A2.
Diskutime rreth kësaj post