Aktivistja Evi Kokalari, e cila prej ditësh ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sekretarin e Përgjithshëm dhe disa eksponentë të PD dhe FRPD-së, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Kokalari i kërkon Berishës të bëjë kujdes, pasi pretendon se ky i fundit nuk po e justifikon dot besnikërinë ndaj demokratëve.
Ajo deklaron se në Partinë Demokratike nuk u vetofrua për të kontribuar, por sipas saj ishte Shkëlzen Berisha ai që e mori nëpërmjet gazetarit Çim Peka.
“Cogito, Ergo, Sum.
Edhe diplomatët “top notch” i keni!!
Po, po Kali i Trojës jam. Kali i Trojës së të djathtës Shqiptare. Jam Kali i Trojës i demokratëve të ndershëm që ju dhanë me shpirt për të mbrojtur dinjitetin e Sali Berishës. Ama, kur ju të gjithë talleni me dinjitetin tonë duke vjedhur pa pikë turpi votën, armiku jemi ne, jo ju!!!
Ju njerëz, as ‘damage control’ nuk dini të bëni. Ndërkohë që po mundoheni të më etikoni si të blerë dhe të shitur, akoma, asnjë nga ju nuk ka adresuar vjedhjet e garës së Forumit Rinor. Sepse gara është thelbi.
Dhe z. Berisha, kujdes, se Kokalarët nuk janë Grekë. Patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Shqipërisë kemi një shekull që e kemi vërtetur. Ju as besnikërinë ndaj demokratëve nuk po e justifikoni dot.
Oh, se harrova; nuk u vet ofrova. Më solli Shkëlzeni nëpërmjet Çim Pekës.
Me që Mal Berisha e fshiu postin e tij që kisha ndarë, po shtoj fotot e msg që të kuptoni atë që kam shkruar”, shkruan Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post