Ka qenë e ashpër Evi Kokalari në emisionin “Me Xhaxhiun” për të folur rreth akuzave që ajo ka bërë ndaj PD dhe anëtarëve të saj. Ajo tha se sot njerëzit në PD duan vetëm karrigen dhe disa prej tyre vetëm vegjetojnë. Po ashtu ajo shtoi se nuk e donin në Këshillim Kombëtar.
“Sot është një PD e qendrës që duan karrigen, që mua nuk më donin në Këshillin Kombëtar. Ata po bënin listat e tyre por e kanë forcuar grupin e qendrës dhe shtynin Berishën në drejtimin e kundërt. Edith Harxhi është ngritur dhe Berisha ndjen presion e tyre dhe atë që i ka premtuar popullit përmes meje.
Nuk thashë Sorosian, pa e verifikuar nuk mund ta them. Berisha ka thënë njëherë dhe ajo ishte shaka. Nuk dua ti sulmojë si sorosian, përveç Kadillit. Eno Bozdo vegjeton në PD. Ai ka bërë kabinën e lobimit. Janë në kryesi 5-6 që kanë vegjetuar gjithë jetën në PD dhe Berisha nuk di se çfarë të bëjë. Ky është gabimi i tij. Më shfrytëzuan.“-shprehet Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post