Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaroi sot koalicioni Meta-Berisha ofron bashkim të simboleve të korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës.
Në një prononcim për mediat, Koçi foli në lidhje me bashkëpunimin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai tha se koalicionin, Meta-Berisha nuk ofron shpresë dhe është koalicion i kthimit pas.
“Çiftëzimi politik Meta-Berisha e njollos imazhin dhe besueshmërinë e opozitës. Ky koalicion është koalicioni i prapakthimit. Nuk ofron shpresë për përparim. Ofron bashkim të simboleve të korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës. Bashkëpunimi i vjetër ilegal Meta-Berisha u legalizua fillimisht në 2009-ën dhe tani nuk përbën me lajm. Është vetëm një ricertifikim”, tha Koci.
Gjithashtu, deputeti i PS-së Koçi tha se lidershipi “non grata” ofron bllokim të integrimit evropian.
“PS është e pakonkurrueshme nga opozita aktuale. Lidershipi “non grata” ofron riishullim të Shqipërisë dhe bllokim të integrimit. Aftësia e shoqërisë për demokratizim do të komprometohej rëndë nëse blloku “non grata” do fitonte terren elektoral”, deklaron Koçi.
Gjithashtu, Koçi thekson se Partia Socialiste fiton zgjedhjet e ardhshme lokale, sepse mbetet e vetmja forcë për ndryshim.
“Zgjedhjet lokale i fiton PS. PS mbetet akoma fuqia e vetme e ndryshimit. Partisë Socialiste mjafton të ofrojë kandidatë me integritet të papërfolur, të aftë, institucionalë, me shpirt shërbyesi, gjithëpërfshirës. Kjo do garantonte një fitore entuziaste dhe jo si zgjedhje të një të keqeje më të vogël”, tha Koçi.
Diskutime rreth kësaj post