Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti disa problematika të qytetit të Lushnjës, duke thënë se prej 12 vitesh, qeveria nuk ka vënë dorë atje.
Në seancën e sotme plenare, Korreshi tha se fermerët që kultivojnë rrush kanë dalë në protestë, pasi ka mungesë tregu dhe se me rritjen e çmimeve, prodhimi i tyre ka kosto.
Ndër të tjera ai vuri theksin tek shkolla e cila u shemb pak ditë më parë dhë i bëri thirrje ministres së Arsimit që të rindërtohet sërish shkolla.
Pjesë nga fjala e deputetit Korreshi:
“Kur dëgjoj fjalimet tuaja, them vallai jetojmë në të njëjtin planet a jo? Se me të thënë të drejtën, të vish nga baza dhe të thuash që atje është grurë çdo gjë, vallai ju qofshi.
Me të thënë të drejtën sesi është situata në Lushnjë dhe më gjerë, duhet të dalim të gjithë dhe të shikojmë se vetëm jetë nuk ka atje, është kthyer në jetë qeni.
Shyqyr që erdhi Taulanti dhe e dëgjojnë llafin dhe i japin ndonjë investim, se Lushnja kishte 12 vite dhe nuk ishte prekur ndonjëherë, si duket paska takat dhe forcë Taulanti, gjithsesi.
Falë Zotit që tavani i shkollës ra natën, ky është një problem që të gjithë deputetët e Lusnjës duhet ta dinin. Nuk keni ngulur një kokërr gozhdë aty. Më thini kush kanë qenë ata inspëktorë që shkuan dhe panë atë shkollë në procesin e fillimit të ri shkollor. Keni dërguar dy persona tje për të suvatuar, turp, aty po bien kollonat.
Kthehemi tek pjesa e fermerëve, unë s’kam parë asnjë fermer të lumtur. Ne kaluam periudhën e grurit, të gjitha peripecitë.Të gjithë fermerët kanë dalë në protestë për rushin, 200 lekë kg, ku është qeveria, vetëm gruri? Po rrushi? Kemi rrezik me këtë situatë të na ngeli rrushi varur dhe preshi përpjetë në arë me këto çmime.
Gjithsesi pjesa tjetër e kanalizimeve dhe kullimit, sfidoj këdo këtu meqë çonin ujin dhe njomnin, të shkojmë në njësinë Administrative Dushk, Gramsh, Zhama, në qoftë se shkon pikë uji atje, mund të bëjmë një bast publik dhe të shkojmë bashkërisht atje.”-shkruan Korreshi.
Diskutime rreth kësaj post