Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar vendim të padrejtë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Besnik Cani. Sipas GJEDNJ-së, në vendimin për gjyqtarin ka patur shkelje të Konventës. Gjykata Europiane shton se prokurorit i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.
“Ankuesi (Besnik Cani) argumentoi se një nga gjyqtarët e ulur në bankë, shtetasi L.D., kishte qenë i emëruar në kundërshtim me kërkesat statutore të përshtatshmërisë, pasi ai kishte qenë më parë i shkakruar si gjyqtar i gjykatës së rrethit. Gjykata vuri në dukje se procedurat e vettingut kishin patur pasoja të rënda për z. Cani pasi ai u shkarkua menjëherë dhe u ndalua përjetë për t’u rikthyer në një post prokurorial ose gjyqësor.
Ajo vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e këtyre procedurave dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me kërkesat e nenit 6/1 të Konventës,” shkruhet ne vendimin e Gjykates.
Cani është prokurori i parë në Shqipëri që fiton gjyqin në Strasburg përballë vettingut.
Diskutime rreth kësaj post