Zëdhënësi i qeverisë greke, Yiannis Oikonomou ka thënë se Turqia po tenton të aktivizojë një memorandum që në thelb ëhstë joaktiv.
“Nuk është hera e parë që Turqia po injoron ndërkombëtarët dhe e bën diçka fakt të kryer. Turqia po përpiqet të ndërtojë një realitet rreth diçkaje që është e paligjshme”, ka thënë ai, teksa shtoi se kjo cënon të drejtat sovrane të vendeve të tjera.
Në lidhje me një takim të mundshëm të Mitsotakis em Erdogan në Pragë, ai tha se pala greke do ta vlerësojë diçka të tillë, nëse pala turke e kërkon.
“Besoj se do të përgjigjet pozitivisht. Ishte Erdogan ai që tha, “Mitsotakis se është një zgjedhë. Megjithatë, përkohësisht nuk ka asnjë kërkesë”, tha Oikonomou.
Diskutime rreth kësaj post