Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme në Kuvend, është ndalur te financimet ruse, ku është shprehur se kjo ka ndodhur në dijeninë e një grushti njerëzish brenda PD-së, të cilët sot janë ndarë.
Më tej ai sulmoi deputetet që sot akuzojnë ish-kryedemokratin se ka pranuar financimet ruse, ndërsa dikur sipas kryeministrit “betoheshin dhe përbetoheshin në virgjërinë e Bashës”.
“Përsa kohë ju keni njerëz që besojnë çdo gjë, jeni në të drejtën tuaj të ushqeni dhe iluzionin që mund të talleni me të gjithë. Por, siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do t’ju ecë kjo tallje e madhe me të gjithë. Sepse do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike, nëse po ju në atë kohë nuk do të kishit bërë betime dhe përbetim për virgjërinë e Lulit,. Nëse nuk do të kishte qenë non grata juaj nuk do të kishte dalë me çarçafit të bardhë pa asnjë njollë të virgjëreshës tuaj. Që PD është financuar me para ruse është botërisht fakt i njohur. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër, dhe garancia absolute vinte andej nga vinte për gjithë këto vite rresh. “Mos ma prekni Lulin”, e thoshte ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën. Jo vetëm që ata para, financim i paligjshëm i partisë politike, kanë hyrë me dijeni të plotë të një grushti njerëz që sot është ndarë me dy gishta këtej dhe me dy gishta andej dhe i pesti që po mendohet se në cilin nga dy gishtat do futet. Por unë po ju them se ka më shumë se aq, prandaj mos u nxitoni me deklarata dhe proklamata”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post