Bora Zemani ka marrë së fundmi një surprizë të këndshme nga fansat e saj. Disa fansa kanë dërguar një parashutë pranë vendit të punës, ku shihej fotoja e moderatores krah vëllezërve Veshaj. Përveç kësaj, moderatorja e njohur ka marrë një buqetë të madhe me lule si dhe çokollata.
Kjo surprizë vjen pak ditë pasi moderatorja foli publikisht për rikthimin me Donaldin. E ftuar në emisionin e tij, Bora tregoi sesi ndodhi ribashikimi i tyre dhe sigurisht që një rol të rëndësishëm ka pasur mikesha e saj, Semi Jaupaj. Aktori zbuloi se i kishte shkruar Semit që të flasë me Borën.
“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase”, tha Donaldi duke treguar se çfarë i shkroi Borës. “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them.”
“I thoja “Më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo.”, shtoi aktori. Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, moderatorja u shpreh se nuk donte të futej brenda shtëpisë së famshme, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.
Diskutime rreth kësaj post