Lisandër Hoxha anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, thotë se e kanë ndarë mendjen se do ti fitojnë zgjedhjet, duke u shprehur se fitorja do të arrihet përmes angazhimit të mijëra mbështetësve.
“Interesi publik është, se çfarë do të bëjë PD për të shpëtuar shqiptarët nga ky shkatërrim ekonomik ku i ka future Edi Rama. Ne jemi formuar si parti konservatore. Fatkeqësisht kemi koleg brenda PD që refuzojnë këtë gjë.
Në Këshillin Kombëtar nuk kalojnë gjërat me mbyllje sysh dhe ngritje duarsh, me duartrokitje. E kemi ndarë mendjen ti fitojmë zgjedhjet, përmes angazhimit të qindra mijëra kandidatëve, kështu
kontributi i patronazhistëve dhe atyre që shkojnë me thes mielli do të jetë zero”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post