Kryetari i Partisë së Lirisë së Lirisë, Ilir Meta, shkruan se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj, industrinë prodhuese dhe eksportet e mallarave dhe shërbimeve.
Meta shprehet se kompanitë e mëdha zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë, sepse klima për investitorët e huaj në vendin tonë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.
Ai shton se qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.
Postimi i plotë:
“Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj.
Të fundit në rajon për industrinë prodhuese.
Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.
Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista.
Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.
Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë“, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post