Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova Vlera, kanë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë, ku ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim nëpër dasma, çifti ka zgjedhur që të bëjë hyrjen në lokal me një këngë të këngëtares së mirënjohur, Vaçe Zelës.
Babai i Arbërit bëri një urim special për çiftin në fillim të dasmës.
“Zoti ju trashëgoftë me pasardhës, qofshi urë lidhëse e Shqipëri-Dardani, që ka qenë, është dhe do të jetë një. Zoti qoftë dëshmitar dhe e pastë nën mbrojtjen e Tij, kurorëzimin e dashurisë tuaj në martesë. Amin”, tha Shkëlqim Hajdari.
Në ceremoni kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur, mes së cilëve Arbana Osmani me partnerin e saj, Eduart Grishaj, Beniada Nishani, Bora Zemani dhe Donald Veshaj e të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post