Monika Kryemadhi në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ u shpreh se i vetmi peng i saj mbetet djegia e mandateve, e ndërsa më tej ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kthyer në vasal të Serbisë.
“Peng më ka mbetur djegia e mandateve. Dëmi që i ka shkaktuar Shqipërisë, kosovarëve dhe gjithë kombit shqiptar është e madhe. I dhamë mundësi Ramës falë ligësisë e pabesisë të Bashës që të kapte të tëra pushtetet dhe ti përdorte për interes të dashnores së Rusisë në rajonin tonë. Rama nxiti ndarjen e Kosovës për interes të Vuçicit dhe Open Ballkan që kërkon të rrisë hegjemoninë e Serbisë ne Ballkan duke minuar integrimin europian”, tha ajo.
“Meta nuk bashkëpunon më me Ramë, mund të mos jetë çun modern të veshi çitjane si Rama por është patriot. Një nga arsyet për nervozizmin me ne si opozitë ishte bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve jo për pushtetin e opozitës por për dhënien ne mekanizmave Ramës që të vendoste në pozita të vështira Kosovën, ndryshimi i kufijve Open Ballkan dhe vendosjen e shtetit shqiptar në kompani serbe për Rusinë. Serbia do të mbetet dashnore e Rusisë, e cila kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Rama përfitoi nga idjotësia ime dhe ligësia e Bashës që i dhamë armët të kryqëzonte Kosovën. Sot kemi një dominancë të Rusisë në rajon dhe Shqipëri. Rasti i reporterëve në Gramsh tregon sa këmbëkryq janë ulur jo vetëm rusët”, përfundoi Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post