Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në takimin e zhvilluar si mik në Shkup, Balla ka diskutuar me Pendarovskin për bashkëpunimin midis dy vendeve, por vëmendjen e ka marrë konflikti Ukrainë-Rusi dhe përpjekja e Kremilinit për të interferuar nëpërmjet financimeve në median dhe politikën në Ballkan.
“Duhet të bashkëveprojmë në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë, përmes financimeve drejt partive politike, mediave, duke paguar histori, ads në facebook dhe duke shpërndarë lajme të rreme ose keqinformim në rrjetet sociale. Nëse në Ukrahinë, Rusia sulmoi demokracinë me rraketa, tanke dhe ushtri, në shumë vende në Europë që nga viti 2014, po ashtu edhe në SHBA, Rusia është përpjekur të minojë demokracitë me financime dhe ndërhyrje të paligjshme”, u shpreh Balla gjatë takimit.
Diskutime rreth kësaj post