Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se vendet e Aleancës së Atlantikut Verior nuk do të njohin territoret ukrainase të aneksuara nga Rusia.
Stoltenberg tha gjatë një konference për media, se katër rajonet e aneksuara janë ukrainase, ashtu sikundër është edhe Krimea.
I pyetur lidhur me aplikimin e përshpejtuar të Ukrainës për t’u bërë pjesë e Aleancës, ai u shpreh se diçka e tillë nuk mund të ndodhë në këtë moment, por theksoi se çdo shtet demokratik ka të drejtë të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO.
“Kherson është Ukrainë, Zhaporizha është Ukrainë, Luhansk është Ukrainë, Donetsk është Ukrainë, ashtu si edhe Krimea është Ukrainë.
Putin ka mobilizuar qindra mijëra trupa, dhe tani ilegalisht ka aneksuar më tepër territore ukrainase. Ky është agravimi më i madh që nga fillimi i luftës. Putin është përgjegjësi për këtë luftë, dhe është përgjegjësia e tij t’i japë fund kësaj lufte. Nëse Rusia ndalon së luftuari, do të ketë paqe. Nëse Ukraina ndalon së luftuari, do të ndalojë së ekzistuari”, tha ndër të tjera Stoltenberg.
Diskutime rreth kësaj post