Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas aneksimit të katër rajoneve ukrainasve nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Peleshi e quan të paligjshëm këtë aneksim të rajoneve, teksa shkruan se qëndrimi i Shqipërisë, SHBA dhe BE është i qartë.
Ndër të tjera ia thotë se Shqipëria e kundërshton këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.
“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial” shkruan Peleshi.
Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, BE dhe NATO-s. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi e sovranitet.
Diskutime rreth kësaj post