Kancelari gjerman Olaf Scholz ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë mësohet se Scholz i ka shprehur Zelenskyt dhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë, teksa ka theksuar se ata nuk do të njohin rezultatet e referendumeve të rreme në rajonet e pushtuara të Ukrainës.
Gjithashtu, kancelari i ka ofruar presidentit më tepër mbështetje financiale, politike dhe humanitare.
Ai tha se Gjermania do do të vijojë të jetë e palëkundur dhe do të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke përfshirë dërgesat e armëve.
Diskutime rreth kësaj post