Në mbledhjen e qeverisë të ditës së sotme u mor vendimi për rritjen e pagës për një sërë kategorish të administratës publike. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria vendosi të rrisë pagat për punonjësit e policisë, gardës, zjarrfikësit.
Rama tha sot pas mbledhjes së qeverisë se rritja e pagës për punonjësit bazë të policisë do të jetë 15 për qind, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7 për qind.
Rama tha se rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës, policët e burgjeve si edhe administratën publike.
“Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi menjëherë. Pra paga e ardhshme që do të marrin të gjitha kategoritë do të jetë e rritur sipas përcaktimeve në vendimet përkatëse. E njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë siç e kemi thënë, riindeksuar dhe kemi rritje prej 9.5% në raport me 1 vit më parë. Kjo do të materializohet në pensionet që do të merren.
Gratë kryefamiljare me 2 fëmijë kanë 2fishim të ndihmës ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post