Dimri këtë vit do të jetë një sfidë e madhe, tha në fjalë e tij kryeministri Edi Rama, duke theksuar se një ndër pikëpyetjet më të mëdha, është nëse do të ketë energji elektrike.
“Si e keni parë kudo vendet janë futur në trajektoren e rritjes së çmimeve dhe kufizimeve. Ne nuk duam as ta rrisim çmimin as te kemi kufizime.
Dimri është sfidë e madhe, por hap pas hapi do shohim si do veprojmë duke qëndruar deri në fund parimit që mos prekim çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin.
Do shohim dhe dinamikën e konsumit, të kursimit më saktë dhe për këtë dua tu bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer. Jo thjesht që paguajmë më pak nga buxheti i familjes apo institucioneve, por kemi më shumë energji.
Se pikëpyetja më e madhe nuk është sa do shkojë çmimi por a do ketë energji”, u shpreh kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post