Shqipëria nuk ka mundur të mbyllë në fitore sfidën e saj përballë Islandës e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ka qenë goli i Ermir Lenjanit i realizuar në minutën e 35-të ndeshjes pas një pasimi të Uzunit, ai që i ka dhënë avantazhin kuq e zinjve. Rezultati mbeti i pandryshuar përgjatë pjesës tjetër të ndeshjes edhe pse rastet nuk munguan për skuadrën tonë, që e dominoi këtë ndeshje.
Por minutat e fundit, ‘96 kanë ndëshkuar skuadrën tonë, duke i dhënë Islandës golin e barazimit.
Nga ana tjetër Kosova ka arritur një fitore fantastike përballë Qipros me rezultatin e thellë 5-1, duke e mbyllur me fitore Ligën e Kombeve për këtë sezon.
Sfida nisi mjaft mirë për Daranët të cilët në pjesën e parë gjetën dy herë rrjetën me Muslijan dhe Rrudhanin.
Më pas ishin Rashani dhe Muriqi dy herë të cilët vulosën çdo gjë për Kosovën, të cilët e mbyllin në vendin e dytë në grup këtë fushatë të Ligës së Kombeve, pas Greqisë, ndërsa Qipro do të duhet të luajë në Ligën D sezonin e ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post