Deputeti i Partisë Demokratike,Flamur Noka ka folur për kërkesën e PD për ngritjen e një grupi auditimi për lobimin e Lulzim Bashës me paratë ruse.
Ai ka përsëritur se Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me financimet ruse dhe se ata do përpiqen deri në fund që ta vërtetojnë këtë.
Gazetari tregon skemën e transportit të kokainës nga Kolumbia: Ja roli i shqiptarëve në zinxhirin e trafikut
Sipas tij përgjegjës i vetëm për këtë është Lulzim Basha dhe se afera e tij nuk mund të përbaltë të gjithë partinë.
“Bazuar në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, bazuar edhe në një nga citimet e një zyrtari të lartë të Departamentit të Lartë të Shtetit, i cili konfirmon se shërbimet inteligjente kanë dokumentuar dhe faktuar aferën e ish-kryetarit Lulzim Basha për lobimin për një vlerë rreth 500.000 Dollarë.
Është një lajm shumë i keq për demokratët. Partia Demokratike është një parti e themeluar me një orientim perëndimor dhe me një ëndërr të vlerave dhe parimeve euroatlantike. Partia Demokratike kurrë nuk mund të pranojë dhe të lejojë veten e saj të përfshihet në situata të tilla apo të përbaltet nga kushdo qoftë, edhe nga kryetari.
Ne pas kësaj do bëjmë gjithçka për të sqaruar opinionin publik shqiptar, por dhe ndërkombëtarët, se Partia Demokratike nuk ka lidhje me këtë aferë. Për transparencë, që është baza e gjithçkaje, ne kemi kërkuar dy gjëra. Kemi vendosur ngritjen e një komision auditimi për të parë dhe për të hetuar a janë përdorur fonde të Partisë Demokratike për kontratë?
A janë përdorur fonde të ligjshme apo të paligjshme dhe pastaj për të sqaruar se çfarë janë këto, si janë? Çfarë ka kaluar nëpërmjet financave të Partisë Demokratike? Informacioni paraprak që ne kemi është që ato para i di vetëm Lulzim Basha. Nuk kanë hyrë, nuk kanë dalë, e nuk kanë qenë kurrë fonde të Partisë Demokratike. Për këtë do e çojmë hetimin deri në fund.
Nga ana tjetër, ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë një hetim të plotë dhe zbardhje të plotë të institucioneve të drejtësisë së këtij mega skandali. Nuk mund të pranojmë që balta Ruse që ka hyrë e ka dalë nga xhepat e Bashës, të njollosë fytyrën e Partisë Demokratike.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post