Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me aksionet e prokurorisë speciale anti-korrupsion SPAK dhe lëvizjet e saj së fundmi.
Ngjela deklaroi se do të ketë fillim të çështjeve penale pasi korrupsioni në vend është i madh dhe se thirrjet në hetuesi janë sekrete.
“E vetmja gjë që tregojnë këto thirrje nga SPAK është nisja e proceseve penale”, tha Ngjela teksa deklaroi se prokuroria nuk përdoret politikisht pasi drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lëvizjet e SPAK-ut janë shumë sekrete. Blinkeni thotë që SPAK e drejtojnë ata. Do presim lëvizjen e tyre. Korrupsioni këtu është i madh. Ligji është antikorrupsion, i ka të gjitha pikat, tani presim zbatimin e tij. Ligji u zbatua duke krijuar SPAK-un. Fakti që drejtohet nga SHBA unë besoj se do e çojnë deri në fund.
Thirrjet në hetuesi janë normale. Ashtu fillon procesi. Fakti që i kanë thirrur tregon që ka nisur një proces. Do bëhet apo jo do presim. SPAK nuk përdoret politikisht. E kam thënë i pari që goditjet do fillojnë majtas. Kritika duhet të fillojë nga vetja, kjo është doktrinë.
Marrëdhëniet me Perëndimin i ka mirë, ndërsa zhvillimin e brendshëm nuk e ka mirë. Nuk ka prodhim industrial. Shqipëria po jeton me remitanca, eksportin e ka të vogël, dhe rrogat janë të ulëta. Sipas llogaritjeve të mia me disa ekspertë të fushës rroga minimale duhet të jetë 1 mln lekë dhe pensioni 500 mijë lekë të vjetra. Do ta bëjë Rama këtë? Unë e kam denoncuar dhe më kanë thënë që do realizohet. Mos ngritja e rrogave sjell largimin e të rinjve nga Shqipëria”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post