Shqipëria nuk po kalon një periudhë të mirë. Kuqezinjtë humbën të gjitha shanset për kreun e grupit 2 në League B të Nations League, pas asaj humbje 2-1 me Izraelin.
Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar aspak tifozët e Kombëtares sonë që sot, në ditën e ndeshjes së fundit të këtij edicioni në këtë kompeticion, kanë vërshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.
Siç shihet në Video, grupi i Tifozave Kuq e Zi dhe Fikshat e Kaçanikut kanë sfiduar motin. Nuk mungojnë këngët, kërcimi dhe atmosfera duket tejet e zjarrtë. Shqipëria luan ndaj Islandës në “Air Albania” në orën 20.45.
Diskutime rreth kësaj post