Dy javë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle janë ende të listuar në faqen zyrtare të familjes mbretërore si Master Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe Miss Lilibet Mountbatten, thueht nw artikullin e “Tatler”.
Sipas ekspertit mbretëror dhe redaktores së Sunday Times, Roya Nikkhah , pavendosmëria po “rrit tensionet” midis Charles dhe familjes Sussex.
Veçanërisht titujt e rinj të Princit William dhe familjes së tij u përditësuan menjëherë në faqen e internetit të familjes mbretërore.
Një burim mbretëror i tha The Times: “Fakti që Buckingham Palace nuk i ka bërë këto ndryshime sugjeron se diçka nuk është në rregull. Pse të mos ndryshoni gjithçka në të njëjtën kohë?”
Duke folur në episodin e fundit të emisionit “The Royal Beat”, ekspertja mbretërore Katie Nicholl tha se Mbreti Charles III është i gatshëm t’u japë nipërve të tij më të vegjël titujt, por “ka një kusht dhe ai është besimi”.
Diskutime rreth kësaj post