Gjykata e Apelit i jep pafajësinë ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Thanzai u shkarkua nga vettingu se kishte fshehur një dënim për vjedhje. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim. Ky institucion e ka vënë në provë Thanzën për një periudhë kohe prej 18 muaj. Prova është me kusht që të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin vendor të Provës Tiranë. Thanza u deklarua i pafajshëm për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
NJOFTIM PER MEDIAN
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me datë 12.07.2018 i ka kërkuar Presidencës së Republikës Formularin e Vetëdeklarimit për Garantimin e Integritetit të Persona që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione Publike, plotësuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë z. A.TH, i cili dyshohet të këtë kryer veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Për shkak se nuk ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit vendimin penal të Gjykatës së Pizas, Itali. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit Admir Thanza, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 të K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1411, datë 31.05.2019 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.TH për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe në baze të kësaj dispozite, dënimin e tij me 9(nëntë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.TH për një periudhë kohe prej 18(tetëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin vendor të Provës Tiranë. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.TH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi: – Ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, date 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne kete menyre:
-Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer veper penale te parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale.
Vettingu për Thanzën
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti. Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit përfshirë atë të pasurisë. Sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.
Thanza u akuzua se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.
Diskutime rreth kësaj post