Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale të qeverisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha deklaroi se në këto sulme janë përfshirë dhe grupe nga Rusia dhe Serbia.
Sipas tij, kryeministri Rama nuk e pranon këtë publikisht, pasi nuk i shkon në interes të marrëdhënies së tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Në marrëveshjen e 2009-ës për detin, të gjitha zonat e gazit dhe naftës binin në territorin e Shqipërisë. Në marrëveshje që do firmoset me 12 milje, ato kalojnë në Republikën Helvetike dhe shuma është miliarda euro. Ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend që lejon një tradhtar si ky në krye të qeverisë. Cili është qëndrimi i tij tjetër.
Qëndrimi tjetër është qëndrimi më cinik, më shkatërrimtar i vjedhjes dhe mashtrimit të përditshëm. Ju e patë si u tret shteti digjital i Shqipërisë. Ky mashtron dhe vetëm mashtron. Sepse ky rrënimin e shtetit digjital e filloi vetë, me patronazhistët, target, rrogat dhe pozicionet e SHISH që i nxori në Pazar.
Me rrogat e qytetarëve shqiptarë. Jam i bindur që iranianët ndërhynë, por burime të partnerëve tanë dhe ekspertëve të IT-së, thonë se në ndërhyrjet ndaj Shqipërisë janë grupe serbe dhe ruse. Këto Rama ua fsheh shqiptarëve, nuk ua thotë dot. Nuk i shkojnë me skemën e vasalitetit të tij ndaj Vuçiçit.“-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post