Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndryshimin e fashës së energjisë elektrike.
Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të monitorojnë sahatet, pasi mund të ketë ndërhyrje nga pastronazhistët.
Reagimi i Metës:
“Rritja abuzive e çmimit të energjisë elektrike do të prekë mijëra familje shqiptare.
Qytetarëve të thjeshtë që rrezikojnë sidomos nga vendosja e fashës 800kë në muaj ju bëj thirrje të tregojnë kujdes dhe të monitorojnë vazhdimisht sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE për t’i mbifaturuar!”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post