Veriu tashmë është sunduar nga rreshjet e shiut, ndërkohë që pjesa qëndrore e vendit deri në jug është ende nën ndikimin e vranësirave.
Por reshjet dhe rrebeshet priten të mbulojnë pjesën më të mirë të territorit.
Priten sasi të konsiderueshme, kryesisht në veri dhe veri-perëndimi. Fatmirësisht aty ku është kaskada, mbi Dirn kemi sasi të konsiderushmje që përkthehen në disa “milion euro” rreshje.
Në momente të shkurtra rebeshet mund të bëhen shkaktar të përmbytjeve të përkohshme kryesisht në Shkodër, Lezhë dhe qytetet pregdetare dhe në shtrirjen perëndimore, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Sasia e reshjeve do të jetë 70-120 mm në 24 orë. Vlen të theksohet se temperaturat mbeten të larta, me një maksimum 25-27 gradë celcius.
Edhe era do të jetë problematike. Në hapësirat detare do të tejkalojë shpejtësinë prej 75 km/orë, pra një shpejtësi mjaft e lartë dallgëzimi 5-6 ballë.
Zona më problematike për ditën e sotme, megjithëse edhe qendra do të ketë intensitet të lartë të reshjeve, por problemtikja është zona veriore. Kryesisht qarku i Shkodrës, ku do të ketë 100 apo 120 mm reshje të cilat do të shkaktojnë edhe përmbytje megjithëse të përkohshme.
Gjithashtu edhe e marta edhe e mërkura pritet të jetë në të njëjtin intensitet reshjesh. Por fundjava rikthen ditët me diell dhe të ngrohta.
Diskutime rreth kësaj post