Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar ditën e djeshme përmes një statusi në rrjete sociale propagandën dhe mashtrimin e qeverisë me tekstet dhe arsimin falas. Xhixho shprehet se përveç kostove të librave që duhet t’i blejnë të rinj, prindërve iu është shtuar një listë e gjatë shpenzimesh që duhet të bëjnë në këtë fillim viti shkollor. Ajo tha se një fëmije në klasën e parë, i duhen të paktën 60 mijë lekë të vjetra për mjetet, të prekura edhe këto nga rritja e çmimeve.
“Kostos së librave që duhet t’i blejnë të rinj, sepse ata që qeveria thotë se janë falas, nuk i hyjnë në punë askujt, u shtohet një listë e gjatë shpenzimesh që prindërit janë të detyruar t’i bëjnë në këtë fillim viti. Në grupet e prindërve ka filluar të shpërndahet lista e mjeteve dhe objekteve që duhet të blejnë për klasën. Një fëmije në klasën e parë, i duhen të paktën 60 mijë lekë të vjetra për mjetet, të prekura edhe këto nga rritja e çmimeve. Lista vijon me kutinë e ndihmës së shpejtë, detergjentët, mjetet ngrohëse, perdet e të tjerë artikuj të domosdoshëm që ka detyrimin t’i sigurojë vetë shkolla se prandaj paguajmë taksa”, tha ajo. Xhixho deklaroi se ky vit shkollor u ka kushtuar prindërve më shtrenjtë se asnjëherë tjetër më parë në vitet shkollore, ndërsa theksoi se tekstet falas dhe vetë arsimi falas janë thjesht propagandë. Sipas saj, mjafton të shohësh grupet përmes të cilave mësuesit komunikojnë me prindërit për të kuptuar se e gjithë barra financiare shkarkohet mbi ta.
“Ky vit shkollor u ka kushtuar prindërve më shtrenjtë se asnjëherë tjetër. Tekstet falas dhe vetë arsimi falas janë thjesht propagandë. Mjafton të shohësh grupet përmes të cilave mësuesit komunikojnë me prindërit për të kuptuar se e gjithë barra financiare shkarkohet mbi ta, ndërkohë që kryeministri flet për shkolla me standarde dhe arsim falas”, deklaroi deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Diskutime rreth kësaj post