Në zgjedhjet e përgjithshme që po zhvillohen ditën e sotme, pothuajse 51 milionë italianëve me të drejtë vote u është bërë thirrje për t’u drejtuar kutive, në mënyrë që të vendosin për fatin e vendit dhe stabilitetin në katër vitet e ardhshme, mes shumë ndryshimeve në ligjin elektoral të vendit.
Presidenti Mattarela dhe të gjithë liderët kryesore të partive politike, përveç pretendentes për kryeministre Giorgia Meloni i janë drejtuar qendrave të votimit duke shkundur votën në kuti.
E teksa Meloni e ‘Fratelli d’Italia’ pritet të votojë në orën 22:00, sipas mediave italiane deri në orën 19:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 51,14%, duke regjistruar një rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2018.
Këto janë të dhënat e Ministrisë së Brendshme që kanë të bëjnë me më shumë se gjysmën e bashkive (në lidhje me 7751 subjekte zgjedhore nga 7904).
Sa i përket krahasimit me raundin e mëparshëm elektoral, në 2018, në të njëjtën kohë kishin shkuar në votime 59,25% e italianëve për Dhomën e Përfaqësuesve.
Ndërkohë, sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar te rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat po zhvillohen në mes të një krize ndërkombëtare ekonomike të paprecedentë.
Diskutime rreth kësaj post