Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, sonte kurorëzojnë historinë e tyre në martesë, ku 25 shtatori do të mbahet mend gjatë, gjithçka ka nisur rastësisht, ndërsa sonte kur plotësohet rreth një dekadë nga lidhja e tyre, çifti ka vendosur të kurorëzohet.
Detaje të zbuluara herë pas here, ndërsa mbrëmja e sotme është e mbushur plot me surpriza.
Nga stoli i premtimeve pranë liqenit të Como-s, me unazën që Armina mban në dorë, te detajet mes çifitit që natyrisht bëjnë diferencën.
Armina, vajza çapkëne e qeshur, Shkëlzeni djali i pashëm plot jetë, dyshja që sonte padyshim bën perfeksionin.
Nusja do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne
Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.
Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë.
Në agroturizëm “Gjepali” nën kujdesin e shef Fundim Gjepalit me detajet e kuruara dora magjike e “Geraldina Sposa” Armina dhe Shkëlzeni festojnë sot për dashurinë mes 300 të ftuarve.
Diskutime rreth kësaj post