Kreu i Partisë së Lirisë në një konferencë për media ka folur për premtimin e pambajtur nga qeveria për ujin e pijshëm që do ishte 24 orë, ku ai e ka quajtur një dështim, teksa ka thënë se paratë për menaxhimin e ujit janë vjedhur ose janë hedhur në kanal nga keqmenaxhimi.
“Vepër e një artisti që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit dhe të gjitha aferat janë kulme të krijimtarisë së tij. Dështimet në sektorin e ujit të pijshëm, ku premtonte se do garantonte ujë 24 orë është spektakolar pasi niveli i humbjeve, pra uji që nuk merren të ardhura është i lartë, 67% e tij humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi, vendi ka një prodhim të lartë të ujit, 272 mln kub në prodhim, nga 175 mln kub që kanë nevojë qytetarët dhe pavarësisht shuma të jashtëzakonshme që janë dhënë nga qeveria dhe pushteti vendor, këto para kanë përfunduar në xhepat e korrupsionit.
Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dhe pavarësisht nga shumat e jashtëzakonshme që janë investuar. Shumica kanë përfunduar në xhepat ose kanë shkuar në kanal për shkak të keqmenaxhimit. Asgjë nuk është bërë në përmirësim në raport”, shprehet Meta.
Diskutime rreth kësaj post