Kryeministri i vendit Edi Rama, mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai është ndalur të flasë për nismën “Open Balkan”, duke u shprehur se rruga e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, është e vetmja që të çon përpara.
Nga foltorja e OKB, Rama ka ftuar edhe një herë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës, duke nisur nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja & Hecegovina, por po ashtu në këtë nismë ka ftuar edhe Greqinë e Turqinë.
“Do them disa fjalë për Ballkanin, për të ardhmen. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive. Por ne e kemi kuptuar që mënyra për të ecur përpara është t’ia dalim sëbashku. Një sipërmarrje të përbashkët si pjesë e një kuadri të përbashkët. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë për Open Balkan. Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post