Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Në këtë mënyrë, për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.
Edhe dita e diel do të ketë me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Duke filluar nga orët dhe mbrëmjes, vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Diskutime rreth kësaj post