Ajkune Olluri është një shqiptare nga Kosova e cila prej 22 vitesh jeton në Belgjikë dhe punon si shofere e një autobusi 18 metrash.
Një punë e cila fillimisht iu është dukur e çuditshme, pasi janë të pakta gratë që e marin atë iniciativë.
38-vjeçarja tregoi në “Ftesë në 5” historinë e saj frymëzuese, që nga fillimet e deri më tani.
Fillimisht pas sistemimit në Belgjikë ajo nuk ka punuar por është marrë me rritjen e fëmijëve.
Si nënë e pesë fëmijëve, tre vajzave dhe dy djemve, Ajkunja ka preferuar t’i përkushtohej atyre.
Pas rritjes së fëmijëve ka punuar në vende të tjera, derisa gjeti punën që dëshironte,të cilën e bën edhe sot.
“Mas shumë testeve dhe provave e kam marr autobusin dhe kam shkuar para shkollës, por u panikosa dhe nuk gjeta frenat. Nuk e harroj kurrë si rast dhe mka dhënë mundësi edhe me u kthjellu dhe i kam thënë vetes që ti mundesh me e drejtu”, u shpreh shqiptarja.
Pavarësisht peripecive 38-vjeçarja vijon të drejtojë autobusin, duke vijuar profesionin që ka dashur.
Diskutime rreth kësaj post