Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka nënvizuar sot se partitë politike shqiptare duhet të bëjnë dialog për integrimin dhe demokracinë në vend.
Në një postim në Twitter ambasada njofton se ky takim i Kim me Metës ishte në vazhdimësi të takimeve të saj me liderët politikë.
“Ambasaroja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua sot me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të takimeve të saj të vazhdueshme me liderët politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u angazhuar në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, shkruan ambasada amerikane.
Diskutime rreth kësaj post