Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte kur akuzoi qeverinë se në sulmin kibernetik, përveç hakerave iraniane ka pasur dhe hakera të qeverisë ruse dhe serbe.
Këtë deklaratë, Berisha tha se e ka të konfirmuar nga burime të sigurta.
“Sot gjurmët e gishtave të shqiptarëve janë në cilindo vend që do t’i ketë pas shkatërrimit këtu. Sot asgjë, asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit.
E sigurt është që ky është një bashkëpunim qeveritaro-policesk, ky është një operacion i paprecedentë ndonjëherë në ndonjë vend përveçse në shtetin e mafies në Shqipëri.
Dua të informoj shqiptarët, nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri janë përveç hakerave iranianë, janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.
Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze.”-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post