publik në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif Ersoy”.
Përmes një postimi, ministrja Kushi shprehet se shkolla jopublike ka kryer një sërë shkeljesh të ligjeve në fuqi.
Sipas ministres, drejtuesit e kolegjit kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise, të pamiratuara nga MAS. Ata nuk i kanë përmbushur kriteret dhe pas dy verifikimesh dhe në këto kushte është e drejta e autoriteteve të revokojnë licencën.
Më tej, Kushi siguron se do të merren masat që nxënësit e kësaj shkolle të transferohen në shkolla që përmbushin kriteret.
Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.
Diskutime rreth kësaj post