Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot gjatë një interviste televizive se disponon fakte dhe dosje kundër kryeministrit Edi Rama.
Meta, që ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit tha se figura e tij është e pastër.
“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta. Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post