Edi Rama ka sqaruar arsyen e vizitës së kryeministri Kurti në Shqipëri. Kryeministri Rama u shpreh se ishte një drekë për të cilën kishin rënë dakord shumë ditë më parë.
“Ka ardhur për një drekë për të cilën ne kishim rënë dakord shumë ditë më parë. Kemi folur për krizën energjitike, Kosova ka një krizë shumë më të vështirë se ne, e ka të trashëguar. Ka një termocentral që nuk ka pjesë këmbimi e është vjetëruar. Ka një konjekturë jashtëzakonisht të vëshitrë. Kemi folur për se sim und të bëjmë më shumë për energjinë elektirke.
Dimrin rrezikojnë ta kenë shumë të rëndë. Ne këmbejmë sepse kemi dy burime shumë të ndryshme, kur kemi mundësi ta bëjmë. Në njëfarë mënyre harmonizohemi me njëri-tjetrin, por mundësitë i kemi të limituara. Nuk kemi folur për Hashim Thaçin, për Hagën, nuk e kemi hapur këtë temë,” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post