Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me raportin e FBI-së sipas të cilit hakerat kishin 14 muaj që ndodheshin brenda sistemeve të e-albania.
Në një status në faqen e tij në Facebook, Halimi shkruan se sulmi i hakerave ka ndodhur një muaj pasi sistemi u shpërnda te patronazhistët e Partisë Socialiste.
Statusi i Halimit:
“Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj pasi sistemi iu dorëzua Patronazhistëve?
Përveç detajeve teknike që ekspertët vërejnë në raportin paraprak, i cili me sa duket nuk përfshin sulmin mbi TIMS dhe në inbox ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ajo që konfirmohet është se:
1. Sulmi paska filluar 14 muaj para datës 16 korrik 2022, pra 14 maj 2021
2. Nuk ka diskutim se lista e patronazhistëve e dalë në 11.4.2021 ishte krijuar duke u vënë e-albania në dispozicion te politikës. (rastet e shumë të punësuarve të deklaruar në e-albania vetëm 1 muaj para daljes se listës, tregon pikërisht këtë si burim të hartimit të listave)
3. Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj më pas, pra në 14 maj 2021, pasi e-albania vendosi të dhënat dhe sistemin në duart e patronazhistëve!”-shkruan Halimi.
Diskutime rreth kësaj post