Ish-kryeministri Sali Berisha ka pyetur zv/kryeministren Belinda Balluku se çfarë lidhje ka shkarkimi i Gledis Nanos nga posti i kryepolicit me figurën e saj.
Ai kërkoi llogari nga Balluku për misterin e pallatit të Lul Morinës. “Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?
E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister”, tha Berisha.
Në këtë moment ndërhyri Nikolla e cila i ndërpreu fjalën Berishës, ndërsa iu përgjigj edhe deputetit demokrat Gazment Bardhi. “Bardhi e kuptoj dëshirën tuaj për t’i ardhur në ndihmë Berishës por nuk është vendi. Lexojeni rregulloren, ministrat e marrin fjalën sa herë të duan”, tha Nikolla
Diskutime rreth kësaj post